Theret me thikë për vdekje një ushtar rus në Armeni

Prishtinë | 23 Pri 2017 | 11:25 | Nga

Një ushtar rus është therur me thikë për vdekje afër bazës ushtarake ruse në qytetin veriperëndimor të Armenisë, Gyumri.

Ushtari i identifikuar si Dmitry Yalpaev u sulmua nga një civil, i cili më pas u arrestua nga policia armene, njoftojnë autoritetet e ushtrisë ruse.

Zyra e prokurorit rus ka thënë për agjencinë e lajmeve Interfax se sulmuesi është një vendor i moshës 21-vjeçe.

Një hetim ndaj vrasjes së ushtarit ka nisur dhe të dhënat e para tregojnë se kryerësi ishte motive personale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme