Vritet një ushtar amerikan në Afganistan

Prishtinë | 13 Kor 2019 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Misioni i NATO-s tha se një ushtar amerikan është vrarë në Afganistan më 13 korrik.

Në deklaratë nuk u dha më shumë detaje lidhur me vdekjen e ushtarit. Në njoftim po ashtu u tha se identiteti i ushtarit do të bëhet publik, vetëm pasi të jetë njoftuar familja e tij.

Vetëm gjatë këtij viti, shtatë pjesëtarë të Ushtrisë amerikane janë vrarë në Afganistan.

Ushtria amerikane më herët kishte njoftuar se dy pjesëtarë të saj u vranë në Afganistan më 26 qershor.

Shtetet e Bashkuara në shtatorin e kaluar nisën një përpjekje të re, që të sjellin talibanët në tavolinën e bisedimeve, me qëllim që t’i jepet fundit konfliktit afgan afro 18-vjeçar – luftës më të gjatë në histori të SHBA-së.

I dërguari për paqe i SHBA-së për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, ka mbajtur tetë raunde të bisedimeve të paqes me talibanët në Katar. Ai e përshkroi raundin e fundit – që përfundoi më 9 korrik – si takimin “më produktiv” që ka mbajtur deri më tani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme