Therje në Istog, arrestohen të dyshuarit

Prishtinë | 28 Mar 2024 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Një person është therur rreth orës 7:30 të mëngjesit të enjten në Istog.

Policia ka dalë në vendngjarje menjëherë dhe të lënduarin e ka dërguar në spital, kurse është arrestuar edhe një i dyshuar që po ashtu ka pasur nevojë për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar thika e përdorur.

“Njësitet relevante pranë Stacionit Policor nё Istog, menjëherë kanё dalë në vendngjarje, aty kanë takuar njё person tё lënduar i cili ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, pas pak nga njёsitet policore arrestohet edhe i dyshuari tjetёr i cili gjithashtu ёshtё dërguar pёr tretman mjekёsor”, ka njoftuar Policia.

Tё dyshuarit janë A.Ll. i lindur më 1975, dhe Sh.Ll. i lindur më 1964.

Tё njëjtit janё ndaluar pёr 48 orё.

Të ngjashme