TIKA ndihmon shoqatën “Shqiponjat e Dardanës”

Prishtinë | 27 Tet 2017 | 15:16 | Nga Donika Osmani

Shoqata “Shqiponjat e Dardanës” promovoi produktet e saj në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kuadër të të cilit mori pjesë ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Kjo shoqatë sot mori donacion nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), një makinë tharëse dhe makinë për bluarjen e frutave.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç u shpreh se edhe në vazhdimësi do ta mbështesin këtë shoqatë dhe se është e lumtur që kjo shoqatë ka arritur deri këtu.

“Sot jemi me gratë ndërmarrëse dhe prodhuese që me forcën e tyre po mbështesin ekonominë e vendit. Unë mendoj që krijimtaria dhe puna e grave nëse kthehet në ekonomi do ta kemi një shtet të fortë dhe të fuqishëm. Këto gra kanë ëndërruar e kanë përkrah projektin e tyre, jemi këtu për ta finalizuar ketë projekt”.

Po ashtu edhe drejtoresha e shoqatës, Havushe Bonjaku, tha se është e kënaqur me këtë donacion dhe falënderoi TIKA-n për këtë mbështetje.

 

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme