Tiranë, 2 persona të plagosur me armë zjarri

Tiranë | 28 Qer 2018 | 08:43 | Nga

Në orët e mesnatës të shtëna me armë zjarri tronditën zonën e Kinostudios në Tiranë.

Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ndodhur në një pikë bastesh, ndërsa raportohet për të paktën 2 persona të plagosur.

Në vendngjarje janë gjetur mbi 10 gëzhoja plumbash.

Dyshimet e para janë se të shtënat kanë ndodhur mes dy bandave rivale për tregun e lëndëve narkotike.

Nga ana e policisë së shtetit ende nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme