Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

Prishtinë | 19 Qer 2026 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Dy vajza të mitura janë mbytur në det e Tales në Lezhë.

Nga mediat në Shqipëri raportohet se vajzat janë të moshave 9 dhe 11 vjeç dhe të pashoqëruara.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi në një zonë plazhi publik, e cila nuk administrohej nga ndonjë subjekt privat dhe nuk ishte nën menaxhim shtetëror.

Trupat e pajetë të dy vajzave janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie. /Tch/

Të ngjashme