Tragjedi, vdes në aksident e gjithë familja

Prishtinë | 25 Dhj 2017 | 15:37 | Nga

Pesë persona, duke përfshirë katër anëtarë të një familjeje, humbën jetën në një aksident ajror ditën e djeshme në Florida të Shteteve të Bashkuara.

Avioni i vogël u rrëzua menjëherë sapo ishte ngritur nga aeroporti i Bartow, duke shpërthyer në flakë. Piloti u identifikua 70-vjeçari John Shannon, një avokat nga Lakeland, Florida. Viktimat e tjerë janë dy vajzat e tij, dhëndri dhe një mik i familjes.

Olivia Shannon, 24 vjeç, ishte studente në universitet, Victoria Shannon Worthington 26 vjeç mësuese dhe bashkëshorti i saj Peter Worthington 27 vjeç, si dhe mikesha e familjes Krista Clayton 32 vjeç mësuese, ishin të gjithë në bordin e avionit. Autoritetet kanë nisur hetimet për këtë tragjedi.

Paraprakisht dyshohet për një gabim njerëzor për shkak të mjegullës së dendur.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme