U.D. Presidentja e Kosovës, njëherit kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka reaguar pas tragjedisë së trefishtë në Malishevë, ku humbë jetën një burrë dhe dy fëmijë.
Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka shprehur dhimbje të thellë për humbjen e jetëve dhe ka ngushëlluar familjen e viktimave.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të një babai dhe dy fëmijëve nga zjarri që ndodhi sot në Malishevë.
Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimave. Ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, ka shkruar Haxhiu.