Tragjike, kamionit i prishen frenat dhe futet në ndërtesë

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur ditën e sotme në Kayseri të Turqisë, pas përplasjes së një kamioni me një ndërtesë tre katëshe.

Mediat turke raportojnë se kamionit që transportonte fara luledielli iu prishën frenat. Shoferi humbi kontrollin e mjetit të tonazhit të rëndë duke u përplasur fillimisht me tri makina të parkuara dhe më pas me shtëpinë.

Policia ka bllokuar rrugën për të shmangur aksidente të mundshme dhe ka evakuuar banorët, nga frika e një shembjeje të mundshme.

Nga përplasja e fuqishme humbi jetën shoferi i kamionit dhe një pasagjer. Vendngjarja është kthyer në “arenë lufte”, teksa lulet e diellit janë përhapur gjithandej. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme