Trajneri i Napolit: Mos më krahasoni me Guardiolan

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 16:51 | Nga

Për shkak të stilit të tij të lojës, shumë shpesh mediat italiane dhe ato evropiane e krahasojnë trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Por, vet trajneri italian insiston se duhet të ndalohen krahasimet e tilla, sepse Guardiola është trajneri më i miri në botë.

Për më shumë, ai thotë se nuk ka fituar ende asnjë titull.

“Unë si Guardiola? Është e pamundur të krahasohem me Guardiolan, i cili është figurë mitike dhe më i miri në këtë biznes”, tha fillimisht Sarri gjatë konferencës për media.

“Unë kam idetë e mia, por unë nuk kam fituar asgjë që të krahasohem me të tjerët”, tha ai në fund.

Sarri dhe Guardiola do të takohen kundër njëri tjetrit nesër në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme