Transformimi i FSK-së proces i pandalshëm, pretendohet të bëhet institucioni më kredibil

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 12:02 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova Youth Atlantic Treaty Asocation së bashku me Kolegjin “Universum” kanë organizuar debatin “Transformimi i FSK-së, ndikimi në sigurinë kombëtare dhe rajonale”.

Ish-komandanti Kadri Kastrati, tregoi punën e bërë për transformimin e FSK-së në ushtri dhe tha se asgjë nuk do ta pengojë formimin e ushtrisë.

“Pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2012 ka filmuar sistemi strategjik për formimin e ushtrisë duke u mbështetur nga ShBA-ja. Në vitin 2014 kemi dal me rekomandime që neve na nevojitet një forcë e jona”.

“Kosova e ka fituar mbrojtjen e vendit me formimin e ushtrisë dhe do të jetë forcë mbrojtëse, kontribuuese për paqe në rajon dhe vend”.

Deputeti nga AAK-ja, Ahmet Isufi, tha se nesër do të votohet unanimisht për formimin e ushtrisë dhe se ky do të jetë institucioni më kredibil në vend.

“Nuk kanë mbet 24 orë pas shpalljes se një vendimi të madh për Kosovën pra formimin e ushtrisë. Ushtria tregon organizimin e një shteti që po bëhet. ShBA-ja ka qenë e vendosur që të ky akt të ndodh”.

Deputetja e PDK-së njëherit anëtare e Komisionit të Sigurisë, Ganimete Musliu, tha se ky vendim nesër do të mbështetet edhe nga minoritetet, përveç serbëve që janë kundër këtij vendimi.

“Nesër është gati dhe miqësia jonë për një përkrahje në vendin tonë. Mandati i kësaj ushtrie ka marr në fillim prej vitit 1999 dhe jo tani. Ne kemi vetëm minoritetin serb që e kundërshton ushtrinë e Kosovës. Ushtria e Kosovës është proces i pakthyeshëm”.

Musliu shtoi se transformimi i FSK-së do e kompletojë shtetësinë e vendit, përderisa shprehu keqardhje për ish-komandantin, Sylejman Selimi, që nuk mund të jetë pjesë e kësaj ngjarje.

Ndërsa, ish ambasadori i Kosovës në Austri, Sabri Kiqmari, u bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve politik që t’i marrin me seriozitet deklaratat e përfaqësuesve të BE-së, edhe të atyre që janë kundër vendimit për formimin e ushtrisë.

“Kufiri mes Kosovës dhe Serbisë nuk është vetëm interes i Kosovës dhe gjithashtu ky kufi ynë me Serbinë të jetë sa i më i fort e ky bëhet nëse ne kemi ushtri. Ne ia bëjmë me dije që ushtria e Kosovës është në shërbim të çdo qytetari të Kosovës. Është një moment i rëndësishme kjo që po i ndodh Kosovës duke parë që edhe partitë në Kuvend kanë votuar për formimin e ushtrisë”.

Enver Dugolli gjeneral brigade, tha se ky proces është shkuar shumë ngadalë pasi Kosova tashme është shtet dhe duhej të kishte ushtrinë dhe me herët.

“FSK nga nesër do të jetë moment për tu shënuar pasi nga nesër kompletohet me një mekanizëm qe forcon integritetin e Kosovës brenda dhe ne arenën ndërkombëtare. Ne nuk jemi ndierë të barabartë me koleget tanë pasi FSK i kanë munguar disa elemente si ai i funksionit”.

Të ngjashme