Transportonte llamarinë jashtë përmasave të lejuara, gjobitet shoferi në Koshare dhe kompania

Prishtinë | 13 Dhj 2024 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 10:15 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare kanë ndaluar shoferin Z.H (M/K) i moshës 55 vjeçar, i cili po drejtonte kamionetën me targa vendore, duke transportuar ngarkesë të llamarinës jashtë përmasave të lejuara, ku me këtë rast ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor.

Policia njoftoi se shoferit i është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 40 euro, ndërsa për personin juridik që ka lejuar shoferin të transporton ngarkesën jashtë përmasave të lejuara, i ka shqiptuar gjobën kundërvajtëse prej 300 eurove.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë ligjet e komunikacionit rrugor.

Të ngjashme