Tre burra nga Obliqi rrihen mes vete derisa sa bëhen për spital, i arreston policia

Prishtinë | 29 Nën 2019 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar në fshatin Babimoc të Komunës së Obliqit tre persona, pasi që pas një mosmarrëveshje të njëjtit u përlasën fizikisht në mes vete.

Si pasojë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, dhe të njejtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pastaj janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Babimoc, Obiliq 27.11.2019 – 17:56. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme