Tre persona plagosen në oborrin e një kazinoje në Breznicë të Bujanocit

Prishtinë | 15 Nën 2022 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Ka shkuar në tre numri i personave të plagosur në Breznicë të Bujanocit.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e një kazinoje.

Lidhur me rastin janë arrestuar nëntë persona.

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit Agron Uka, tha se tre të plagosurit janë nga arma e zjarrit.

Ai tha se dyshohet se kësaj ngjarje i ka paraprirë një konflikt i mëhershëm.

“Rastit i ka paraprirë një konflikt i mëhershëm mes këtyre personave, i ndodhur diku para një jave. Ka pasur përleshje mes tyre dhe aty është përdorur edhe arma e zjarrit. Tre personave janë të plagosur nga arma e zjarrit”, tha Uka.

Prokurori shtoi se janë arrestuar nëntë persona.

“Brenda afatit ligjor do të bëhet edhe paraqitje e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit. Fillimisht për 48 orë janë ndaluar gjashtë personave e më pas edhe tre të tjerë”, tha prokurori për Klankosova.tv, e cila mëson se deri tek konflikti erdhi për shkak të një shume të parave që të dyshuarit i kanë humbur personat e përfshirë.

Të ngjashme