Tre të akuzuar për vrasjen e gazetarit sllovak dhe të dashurës së tij

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 12:28 | Nga

Tre persona në Slloveni janë akuzuar për vrasjen e një gazetari hulumtues dhe të fejuarës së tij.

Vrasjet e tyre kishin shkaktuar protesta mbarëkombëtare që çuan në  rrëzimin e qeverisë.

Gazetari 27-vjeçar, Jan Kuciak kishte hetuar lidhjet ndërmjet zyrtarëve të lartë qeveritarë dhe mafies, gjë që dyshohet se ka ndikuar për vrasjen e tyre.

Të dyshuarit ishin në mesin e tetë të arrestuarve gjatë bastisjes së një shtëpie të enjten.

Pesë të tjerë të arrestuar gjatë kësaj bastisje janë liruar ndërsa autoritetet refuzuan të publikojnë emrat e të ndaluarve në mënyrë që të mos rrezikohen hetimet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme