Tre të lënduar nga rrëzimi i skelave në spitalin e Ortopedisë

Prishtinë | 05 Maj 2017 | 17:38 | Nga

Tre persona janë lënduar pasi janë rrëzuar skelet në Klinikën e Ortopedisë në QKUK.
Ata janë dërguar menjëherë në klinikën emergjente për të marrë ndihmën e parë ndërsa mjekët kujdestarë bëjnë të ditur se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Personat e lënduar janë një pacient i klinikës së ortopedisë, fizioterapeuti Tefik Jashari dhe një teknik i ortopedisë.

Vet Jashari ka konfirmuar se të gjithë të lënduarve u është ofruar ndihma e nevojshme dhe ata tash janë kthyer në klinikë.

“Kemi qenë duke e shëtitur pacientin dhe për një moment kanë rënë skelet dhe na kanë lënduar që të treve, mua, teknikun dhe pacientin i cili është lënduar më shumë. Ne na është dhënë ndihma në klinikën emergjente dhe tash jemi kthyer në ortopedi”, ka thënë Jashari.

Pacienti i cili është lënduar është rreth 56-vjeçar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme