Ekonomia Online
FUNDIT

Tre të rinj humbin jetën në një aksident mes nëntë automjetesh në Frankfurt

Tre të rinj humbin jetën në një aksident mes nëntë automjetesh në Frankfurt

Tre të rinj kanë humbur jetën sot mëngjesin e hershëm si pasojë e një aksidenti të rëndë në Frankfurt të Gjermanisë, në të cilin u përfshinë nëntë automjete. Aksidenti fatal ndodhi në autostradën e njohur A3 drejt Offenbach dhe Frankfurt-Sud, kur një 25-vjeçar, i cili po tentonte të kalonte një veturë në të djathtë, ka […]

Tre të rinj kanë humbur jetën sot mëngjesin e hershëm si pasojë e një aksidenti të rëndë në Frankfurt të Gjermanisë, në të cilin u përfshinë nëntë automjete.

Aksidenti fatal ndodhi në autostradën e njohur A3 drejt Offenbach dhe Frankfurt-Sud, kur një 25-vjeçar, i cili po tentonte të kalonte një veturë në të djathtë, ka shkaktuar përplasjen kur po kthehej për të kaluar në shiritin e majtë.

Siç shkruajnë mediat gjermane, automjeti i tij ka përplasur veturën që po kalonte, duke e shpërndarë atë përtej ndarëses së mesme të rrugës, ku ka goditur edhe dy automjete tjera që udhëtonin në shiritin e kundërt.

Në këtë aksident tragjik, një 20-vjeçar dhe një 21-vjeçare humbën jetën menjëherë, ndërsa një 38-vjeçar që udhëtonte në makinën e përplasur vdiq më vonë në spital.

Dy persona të tjerë mbetën të plagosur lehtë.

Autostrada A3 u mbyll për disa orë, duke shkaktuar një bllokim të plotë deri në orët e para të mëngjesit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Të ngjashme