Tre të vdekur në ndeshjen e kamionit me veturë afër Kaçanikut

Prishtinë | 25 Shk 2017 | 14:04 | Nga

(E plotësuar) Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e aksidentit të sotëm që ka ndodhur në Gërlicë të Kaçanikut.

Policia dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme. Aty është ftuar edhe Mjekësia Ligjore për t’i marrë trupat e pajetë, raporton Express.

Aksidenti ka ndodhur në mes të një kamioni dhe një veture. Kamioni e ka goditur veturën, e cila ishte duke ardhur në drejtim të Prishtinës, ndërsa, kamioni me targa të Kosovës ishte duke shkuar në drejtim të Shkupit. Ka ndërruar shiritin e rrugës dhe ka goditur veturën.

Aksident i rëndë afër Kaçanikut, dyshohet për të vdekur

Tre të vdekur në aksidentin e Gërlicës– thirret Prokurori dhe Mjekësia ligjore (FOTO)

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Gërlicë, në afërsi të Kaçanikut, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Dëshmitarë kanë treguar se tre persona kanë mbetur të ngujuar në veturë ndërsa në ndihmë kanë ardhur zjarrfikësit dhe policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se ende nuk e dinë sa persona janë lënduar nga aksidenti i sotëm në afërsi të Kaçanikut.

Gazeta Express raporton se burime brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se ka të vdekur. “Ende nuk kemi arritur t’i nxjerrim kufomat e personave të përfshirë në aksident”, ka thënë burimi.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme