Trejsi Sejdini shpallet “Miss Universe Albania”

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 10:36 | Nga

Trejsi Sejdini është fituesja e kurorës së “Miss Universe Albania 2018”. Ajo do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në kompeticionin e bukurisë që do të organizohet në Amerikë.

Nga tre vajzat që mbetën në fund të garës, vendin e dytë e mori Irene Dama ndërsa e treta u rendit Ajli Hoxhaj.

Nga 20 konkurrentet, vlerësimi i jurisë përcaktoi vajzat finaliste: Irene Dama, Belinda Dragoti, Ajli Hoxhaj, Trejsi Sejdini, Enxhi Hida dhe Anisa Metuku, shkruan Ora News.

Të gjitha kanë punuar për tre muaj për të arritur në Finalen e Madhe ndërsa Trejsi Sejdini do nisë përgatitjet për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të “Miss Universe”.

Çmimet që u fituan nga vajzat e tjera:

Dardana Aliaj – Bursë studimi

Xhoi Kaso – Çmimi i produksionit 

Xhesi Prendi- Miss Fotozhenia

Anastasia Sara Spahi -Çmimi i klinikës Keit

Anisa Metuku-Miss Eleganca

Trejsi Sejdini-Miss Social Media

Ajli Hoxhaj

Trejsi Sejdini

Irene Dama

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme