Tronditet Tirana: Në mes të ditës i droguari ther për vdekje “Kapo-n”

Prishtinë | 07 Maj 2022 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ditën e sotme.

Një konflikt ka përfunduar në përdorimin e thikës nga 37-vjeçari Olgert Dhimitri kundrejt një 60-vjeçarit Ilir Kapo.

Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Ngjarja ndodhi pranë shkollës “Harry Fultz” në Tiranë dhe sipas informacioneve, Kapo dhe Dhimitri po konsumonin alkool në një lokal pranë vendit të ngjarjes. Fillimisht ka nisur një konflikt verbal mes tyre dhe më pas kanë dalë jashtë, ku edhe autori e ka goditur për vdekje me thikë viktimën.

Mësohet se autori përveç alkoolit, kishte konsumuar edhe lëndë narkotike.

“Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të ngjashme