Trump kërcënon Kinën me vendosjes e tarifave shtesë

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 08:43 | Nga

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi me vendosjen e tarifave shtesë mbi importet e mallrave nga Kina.

Trump tha se tarifat e reja prej 10% do të hyjnë në fuqi nëse Kina refuzon t’i ndryshojë praktikat e saj.

Ky veprim do të ishte një përshkallëzim i madh i mosmarrëveshjeve që rrezikojnë ta çojnë SHBA-në dhe Kinën në luftë tregtare.

Trump këmbëngul se Kina ka përfituar padrejtësisht nga një jobalancë tregtare me SHBA-në, për vite të tëra.

Tregjet e aksioneve shënuan rënie për shkak të frikës nga përkeqësimi i mëtejmë ti marrëdhënieve tregtare midis SHBA-së dhe Kinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme