Trump – Merkelit: Amerika po paguan mjaft, ju duhet të jepni më shumë para

Prishtinë | 28 Pri 2018 | 14:50 | Nga

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka thënë kancelarës gjermane, Angela Merkel, se Gjermania duhet të jap më shumë para për mbrojten në NATO.

Trump tha se vendet anëtare të NATO’s duhet të paguajnë aq sa duhet, duke përsëritur kërkesën e tij derisa ishte duke folur për atë sa ShBA’të janë duke kontribuar financiarisht, përcjell gazetametro.net

“Të gjitha vendet anëtare duhet të nderojnë përkushtimin për 2% të shpenzimeve për NATO’n, dhe me shpresë edhe më shumë, nga GDP, në të ardhmen.”

Ai shtoi: Është esenciale që aleatët tanë të japin më shumë ashtu që secila të paguajë pjesën që i takon. Shumë vende kanë filluar të japin më shumë. Duhet të vazhdojnë të bëjnë më shumë.”

Kancelarja gjermane ishte e shpejtë në reagim, dhe tha se Gjermania do të shpenzojë 1.3% më 2019, e që është një rritje në vitet e fundit por tha se “kjo ndoshta nuk është mjatueshëm shpejtë nga perspektiva e presidentit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme