Ekonomia Online
FUNDIT

VV ka shkelur parimet dhe po pranon të hyjë në negociata pa kushte

VV ka shkelur parimet dhe po pranon të hyjë në negociata pa kushte

Jemi dëshmitarë që qeveritë e kaluara janë kritikuar nga opozita vazhdimisht për negociatat me Serbinë, e po ashtu janë kritikuar edhe nga shoqëria civile. Por çka saktësisht mund të bëj qeveria që tani është në pushtet? LDK ka qenë pjesë e qeverisë edhe më herët, gjithashtu pjesë e negociatave me Serbinë. Çfarë arritën të bëjnë? […]

Jemi dëshmitarë që qeveritë e kaluara janë kritikuar nga opozita vazhdimisht për negociatat me Serbinë, e po ashtu janë kritikuar edhe nga shoqëria civile.

Por çka saktësisht mund të bëj qeveria që tani është në pushtet?

LDK ka qenë pjesë e qeverisë edhe më herët, gjithashtu pjesë e negociatave me Serbinë.

Çfarë arritën të bëjnë?

Hiç asgjë! Nëse atëherë nuk kanë ditur nuk munden me ditë as tash.

Sa i përket palës tjetër të koalicionit, pra LVV, është rritë dhe e kanë fituar pushtetin duke nxit nacionalizëm dhe urrejtje tek qytetarët. Madje disa nga ta e kanë quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kriminale. Kanë shkelur parimet e veta dhe kanë pranuar të hyjnë në negociata pa kushte.

Tash, kur te uleni në tavolinën e negociatave bëjani me dije palës serbe që Republika e Kosovës është krijuar dhe është formuar si shtet me shumë mund. Bëjani me dije që Republika e Kosovës më shumë ka varre të dëshmorëve se sa që ka të mbjella fidanë dhe pemë në tokën e vet. Ndoshta këto dini me ua thënë…

(Autorja është anëtare e Rinisë së PDK-së)

Të ngjashme