Turneu parakualifikues i “Championsit” zhvillohet në Gjibraltar

Prishtinë | 25 Pri 2018 | 09:46 | Nga

Kampioni i Kosovës në futboll ende nuk është përcaktuar.

Duhet pritur edhe pesë xhirot e fundit kampionale për të kuptuar nëse liderja aktuale, Drita apo Prishtina do ta fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në parakualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Por të martën nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është njoftuar se ndeshjet parakualifikuese të “Championist”, ku do të jetë edhe skuadra kosovare, do të zhvillohen në Gjibraltar.

Është njoftuar gjithashtu se pos kampionit të Kosovës dhe Gjibraltarit, në grup do të jetë edhe fituesi i titullit të Andorrës dhe San Marinos.

Ndeshjet e turneut do të zhvillohen në fund të muajit qershor dhe vetëm fituesi i grupit do të vazhdojë në fazën e rregullt të kualifikimeve.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme