Turqia ka një paralajmërim për Kosovën

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 17:55 | Nga

Zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë Hakan Çavuşoğlu tha se operacioni i Agjencisë Turke të Inteligjencës (MIT) dhe kapja e gjashtë terroristëve të FETO-s në Kosovë është një gjë shumë e mirë për të ardhmen dhe sigurinë e Kosovës.

Ai potencoi se prapa FETO-s qëndron një forcë dhe mendje tjetër, duke shtuar kjo mendje mund të infiltrohet në shtetet ku vepron, ashtu siç ka bërë në Turqi brenda 40 viteve.

“Kjo vlen edhe për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Greqinë, Mongolinë dhe madje edhe shtetet e Amerikës Jugore. Ne tanimë e dimë se ata janë një organizatë terroriste e cila është vënë në veprim për të paralizuar një shtet dhe, nëse është e nevojshme, për ta marrë kontrollin e tij, duke u vendosur në organet strategjike shtetërore nën petkun e arsimit dhe tolerancës”, tha zëvendëskryeministri i Turqisë.

Çavuşoğlu tha se Turqia vazhdon t’ua shpjegojë shteteve të tjera rrezikun që kanoset nga FETO.

Ai tha se nga shumë shtete kanë kërkuar transferimin e shkollave të FETO-s nën kompetenca të tyre përmes Fondacionit Maarif të Turqisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme