22-vjeçari që humbi jetën në një aksident trafiku në zonën e Vushtrrisë do të varroset sot.
Siç kanë njoftuar familjarëtpërmes një postimi në Facebook, i riu Drilon Meniqi do të varroset në kohën e namazit të drekës.
Njëherësh, i ndjeri humbi jetën pas një aksidenti që ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ku si drejtues i motoçikletës nuk ka arritur të mbijetojë.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë i dashuri ynë DRILON MENIQI. Varrimi i të ndjerit do të bëhet me namazin e drekës. Ftohen të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë dhe të nderojnë të ndjerin në përcjelljen e tij të fundit. Lusim Allahun e Madhërishëm ta mëshirojë, ta falë dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus”, thuhet në njoftimin mortor.