Ekonomia Online
FUNDIT

U infektua në një festë, vdes farmacistja në Shqipëri

U infektua në një festë, vdes farmacistja në Shqipëri

Një farmaciste 44-vjeçare e prekur nga Covid ka ndërruar jetë ditën e djeshme në pavionin e Infektivit në QSUT. Sipas ABC News, dyshohet se ajo bashkë me nënën dhe motrën e saj janë infektuar në një festë familjare, që kanë zhvilluar në Durrës fundjavën e shkuar. Të infektuar kanë rezultuar edhe disa të afërm të […]

Një farmaciste 44-vjeçare e prekur nga Covid ka ndërruar jetë ditën e djeshme në pavionin e Infektivit në QSUT.

Sipas ABC News, dyshohet se ajo bashkë me nënën dhe motrën e saj janë infektuar në një festë familjare, që kanë zhvilluar në Durrës fundjavën e shkuar.

Të infektuar kanë rezultuar edhe disa të afërm të tjerë të saj, të cilët nuk kanë pasur simptoma të rënda. Motra e saj vijon të jetë e shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi ku është në intubim.

Nuk dihen detaje të tjera nëse 44-vjeçarja kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Përditësimi i shifrave në orën 16:00 nga Ministria e Shëndetësisë do japë më shumë detaje.

Të ngjashme