U kapën me kanabis në furgon, 4 persona vihen në pranga

Prishtinë | 25 Kor 2019 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të furgonit me të cilin ata udhëtonin policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis sativa.

Katër personat që kanë rënë në pranga janë:

A.T, 21 vjeç, banues në Pajovë, Peqin

E.H, 22 vjeç, banues në Kamenicë, Korçë

F.D, 29 vjeç, banues në Elbasan

P.Ç, 22  vjeç, banues në Korçë.

Ndërkohë Policia është duke hetuar për pjesëtarë të tjerë që mund t’i përkasin këtij grupi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme