“U shokuam kur morëm vesh sa kërkon Toni Kroos”

Prishtinë | 25 Kor 2016 | 21:28 | Nga

“Ishte shokuese kur morëm vesh se sa e kushtueshme është të largosh Toni Kroosin nga Real Madridi.”

Ky është rrëfimi i një drejtuesi të Manchester Cityt për britaniken “The Sun”, e cila konfirmon interesin e “Qytetarëve” për mesfushorin gjerman, por zbulon se kampioni i botës u ka kërkuar anglezëve një pagë prej 15 milionë eurosh në vit.

Pavarësisht interesit të madh të klubit për Kroosin dhe fjalëve plot respekt dhe mirënjohje ndërmjet lojtarit dhe trajnerit Pep Guardiola, duket se arsyeja kryesore pse City ka hequr dorë përfundimisht nga mesfushori është paga e lartë që ai kërkon.

Nëse drejtuesit do t’ia plotësonin kërkesën, Kroos do të ishte lojtari i dytë më i paguar në Manchester pas liderit Yaya Toure. Kjo nuk është hera e parë që Kroos bën kërkesa të tilla për të ndryshuar ajër, komenton “AS”-ja.

Kur firmosi për Real Madridin, gjermani i kërkoi Bayernit një rritje të madhe page. Në Mynih ai paguhej 4 milionë euro në vit, kurse në Madrid përfitoi pagë 10 milionë euro në vit.

“Kjo ishte arsyeja kryesore e largimit të tij. Ai mendonte se meritonte të paguhej më shumë se 6 milionë euro në vit”, – siguron njeriu i brendshëm i “The Sun”-it te Manchester City.

https://youtu.be/r0NcUf0MG9U?t=5

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme