UBT – institucioni më kredibil në arsimin e lartë të Kosovës, së shpejti do të lidhë marrëveshje me bibliotekën më të madhe online në botë (EBESCO). Pak ditë para lidhjes së marrëveshjes me UBT-në, përfaqësuesi i EBESCO-s, Pavel Synek, të hënën, ka prezantuar në UBT mundësitë e qasjes dhe të shfrytëzimit të kësaj biblioteke. Ai ka treguar se EBESCO është partnere me disa prej universiteteve më prestigjioze botërore, si: Universiteti i Harvardit, Universiteti i Oksfordit etj.
Synek, gjatë prezantimit informues për stafin dhe studentët e UBT-së, sqaroi se kjo kompani është themeluar në vitin 1944 dhe se është pjesë e komunitetit më të madh në teknologjinë e informacionit. Ai demonstroi edhe në praktikë mënyrën e qasjes në informatat e nevojshme, si dhe procedurat për gjetjen e tyre. Sqaroi gjithashtu se shfrytëzimi dhe qasja në EBSCO nuk njeh as limite dhe as numër të shfrytëzueseve, kurse kyçja mundësohet edhe nga shtëpia.
Do theksuar se krahas qasjes së re në bibliotekën më të madhe online në botë, UBT-ja ka bibliotekën më të madhe në rajon. Disponon rreth 250 mijë libra, të gjithë të fushave shkencore.