UBT, partner i rëndësishëm i “Albanian ICT Awards”

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 14:57 | Nga

Organizimi i madh dhe i përvitshëm kombëtar, “Albanian ICT Awards”, këtë vit do ta ketë anëtar të jurisë rektorin e UBT-së, Edmond Hajrizi, i cili vite më parë ishte fitues i Çmimit “Akademik i Vitit”.

Juria e ICT Awards çdo vit përfaqësohet nga profile të ndryshme të shoqërisë, përfaqësues institucionesh publike, universitete, njerëz të shkencës, të biznesit dhe ekspertë të njohur brenda e jashtë kufijve kombëtarë.

Sikurse në vitet paraprake, edhe këtë vit, një numër i madh i studentëve të UBT-së kanë aplikuar nëpër të gjitha kategoritë e garës “Albanian ICT Awards”, nga drejtimet e SHKI-së, Sigurisë Kibernetike, Sistemeve të Informacionit dhe Mekatronikës.

Kontribut të çmuar në këtë edicion është edhe udhëheqësi i divizionit “UBT-CERT”, Atdhe Buja, i cili është pjesë e takimeve që po bëhen gjithandej trojeve shqiptare nga “Albanian ICT Awards”, përmes ofrimit të përkrahjes dhe informacione rreth aplikimit online të aplikantëve për garë.

Aplikimi në këtë organizim është i hapur deri më 31 mars, në ora 00:00.

Edicioni i sivjetmë i “Albanian ICT Awards” zhvillohet dhe përfshinë shtatë kategori:
• Inovacioni i vitit
• Mobiliteti i vitit
• Diploma e vitit
• Ylli në ngritje i vitit
• Femra në ICT
• Shërbimi Publik më i mirë i vitit
• Siguri Kibernetike

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme