Udhëheqësit e Bashkimit Europian i japin edhe një shans Theresa May-it për Brexit

Prishtinë | 22 Mar 2019 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësit e Bashkimit Europian janë dakorduar për një zgjatje afati për vendimin përfundimtar ndaj çështjes Brexit.

Kjo për të lejuar kryeministren britanike Theresa May, të ketë më shumë kohë për të marrë vendim rreth marrëveshjes së saj për largim nga BE nëpërmjet Parlamentit.

Kjo po ndodh vetëm një javë përpara se Britania të ishte planifikuar të largohet nga blloku.

Britania duhej të largohej nga Bashkimi Europian më 29 mars pa një marrëveshje.

Udhëheqësit britanikë u goditën rëndë nga ligjvënësit javën e kaluar – duke e hedhur Britaninë në një krizë të plotë politike dhe duke e lënë Theresa Mayin të përpiqeshin për një zgjidhje për të zbatuar rezultatin e referendumit të vitit 2016.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme