UEFA e dënon “butë” Rumaninë, veç një lojë pa shikues dhe gjobë 52 mijë euro

Prishtinë | 20 Sht 2023 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

UEFA e ka marrë vendimin për incidentet që ndodhën në ndeshjen Rumani – Kosovë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Komisioni Disiplinor i UEFA-s e ka dënuar Rumaninë me zhvillimin e një ndeshjeje si vendëse pa shikues, atë ndaj Andorrës, si rezultat i skandalit të publikut rumun, i cili e shpalosi pankartën “Kosova është Serbi” dhe për thirrjet e tifozëve “Serbia Serbia”.

Ndërkohë, Federata Rumune është gjobitur me 52 mijë euro për parregullsitë që u shfaqën në këtë ndeshje.

Ky pa dyshim është një dënim i “butë” për rumunët.

Të ngjashme