Ushtria e Ukrainës thotë se ka kryer një sulm në një terminal të madh nafte në brigjet e gadishullit të okupuar të Krimesë, i fundit në një valë sulmesh që synojnë objektet energjetike të kontrolluara nga Rusia.
Zyrtarët në Kiev thanë se forcat raketore të vendit filluan sulmin në terminalin Feodosia, objekti më i madh i përpunimit të naftës në gadishull – në një sulm gjatë natës, raporton BBC.
Zyrtarët e instaluar nga Rusia në Krime nuk e kanë konfirmuar sulmin, por kanë pranuar një zjarr në objekt. Nuk raportohet për viktima nga shpërthimi.