Unai Emery konfirmon veten trajner tek Arsenali

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 08:35 | Nga

Unai Emery ka konfirmuar se do të jetë pasardhës i Arsene Wengerit si menaxher i Arsenalit me postimin që ka bërë në faqen e vet zyrtare.

Një fotografi e tij së bashku me logon e Arsenalit është shfaqur në unai-emery.com – uebfaqja zyrtare e menaxherit spanjoll që është e lidhur me llogarinë e verifikuar në Twitter.

“Krenar që jam pjesë e familjes së Arsenalit”, shkruhej në fotografi, edhe pse vetë Arsenali nuk ka bërë njoftim zyrtar se kush do të jetë menaxher i ri i klubit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme