Bleta Brovina publikon një video të shkurtër të këngës së re

Prishtinë | 21 Dhj 2018 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Edhe një këngë e re do t’i bashkohet numrit të madh që kanë ardhur kohët e fundit.

Bleta Brovina ka kohë që nuk ka sjell një këngë të re muzikore, por duket se ‘agjërimit’ po i vjen fundi.

Këngëtarja ka bërë të ditur që shumë shpejt do të publikojë videon e këngës së re, e cila është në përfundim e sipër.

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një video të shkurtër të publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në studio muzikore.

“A me lon qe tka tradhtu? A mos me lon se e don. Së shpejti”, ka shkruar shkurt ajo në rrjetet sociale.

Ndryshe, Bleta do të sjell edhe këngë të tjera gjatë vitit të ardhshëm kalendarik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme