Çitaku: Gëzuar ditëlindjen ShBA

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ditën e Pavarësisë.

Çitaku tha se Kosova i është përjetësisht mirënjohëse SHBA-së për miqësinë dhe mbështetjen që i dha popullit shqiptar.

“Gëzuar 4 korrikun për të gjithë miqtë tanë amerikanë! 🎉#Kosova është përjetësisht mirënjohëse për miqësinë dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara që kanë qëndruar pranë nesh si gjatë ditëve tona më të errëta ashtu edhe në ato më të ndriturat. Ne jemi krenar që të dy vendet tona ndajnë një lidhje ndryshe nga çdo tjetër! Gëzuar Ditëlindjen SHBA”.

Të ngjashme