IPKO dhuron pajisje për Pediatrinë në Drenas

Drenas | 07 Shk 2018 | 17:58 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të mërkurën ka pritur në takim, përfaqësuesit e Operatorit Ekonomik të Telefonisë Mobile “IPKO” me ç’rast edhe ka pranuar donacionin mjekësor në vlerë prej 10 mijë euro që i është dorëzuar Shërbimit të Pediatrisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas “Dr. Hafir Shala”.

Lladrovci, gjatë këtij takimi, ka falënderuar donatorët për këtë ndihmë dhe ka potencuar se shëndetësia gjatë qeverisjes së tij, do të jetë një nder prioritetet kryesore. Kryetari

Ai theksoi se Komuna e Drenasit do të ofrojë të gjithë mbështetjen ligjore dhe institucionale për të gjitha kompanitë të cilat investojnë kapitalin e tyre në Komunën tonë dhe ka ftuar që të investojnë në zonën ekonomike në Parkun e Biznesit dhe përballë Parku që tani më edhe janë shpronësuar 62 hektar ne këtë zonë dhe Komuna është e gatshme të mirëpres investime ne këtë pjesë.

Ndërsa drejtori i shitjes në “IPKO”, Arianit Duraku ka thënë se ndihmat e kësaj natyre për këtë sektor nuk do të mungojnë as ne të ardhmen për Komunën e Drenasit.​

Të ngjashme