Ismaili takohet me ambasadorin gjerman, do të nënshkruhet marrëveshje për menaxhim spitalor

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 14:56 | Nga Besiana Dauti

Ministri i Shëndetësisë (MSh) Uran Ismaili dhe ambasadori gjerman në Kosove, Christian Heldt, kanë mbajtur takim të përbashkët në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë gjermane për menaxhim spitalor, raporton Ekonomia Online.

Kompania gjermane ICME do të angazhohet në tri shtylla kryesore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në inxhinierimin e proceseve kyçe të menaxhimit sipas përvojave ndërkombëtare.

Mediet në takim u lejuan të marrin vetëm pamje. Pas takimit do të ketë konferencë për medie.

Të ngjashme