Komisionit Hetimor s’i mjafton një ditë, intervistimi i Haxhës vazhdon edhe nesër

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 16:53 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, me orë të tëra ka intervistuar Shyqyri Haxhën, ish-kryeshef i Telekomit të Kosovës, raporton EkonomiaOnline.

Duke folur për kontratën qindra milionëshe me Z Mobile, Haxha ka thënë se në këtë proces faj ka edhe Autoriteti rregullator i Telekomunikacionit (ART), për të cilin mendon se ka pasur mandat të ndalojë licencën.

 “Ata njerëz që e kanë bërë këtë kontratë duhet ta dinë, ata që kanë negociua duhet ta dinë dhe është një varg i njerëzve 50 veta ndoshta që janë marr me këtë proces ART duhet të marr përgjegjësi e kanë obligim ligjor, ART sot me dashtë mundet ta ndal licencën dhe nuk vlen më”

Haxha tha se Kuvendi e zgjedh kryesinë e ART-së dhe deputetët kanë mundur ta ndalin licencën.

“Kuvendi ka të drejtë të ia heq licencën dhe ART nuk ka qare pa e zbatua”

Haxha tha se e ka nënshkruar kontratën duke besuar në stafin e Telekomit, por që dyshimet filluan më pas.

Ndërsa Liburn Aliu u intereresua të dijë nëse kjo kontratë është nënshkruar në kushte kërcënimi, mashtrimi me motive korruptive..

Haxha edhe për këtë pyetje dha përgjigje. Tha se nuk mund të pohoi një gjë të tillë.

“Kur ka fillua procesi gjyqësor unë jam ndjerë shumë mirë me buzëqeshje kam shkuar. Unë nuk mundem me konstatua ashtu. Procesi gjyqësor e ka dëshmuar, në aspektin legal ne i përgjigjemi bordit”, tha Haxha.

Edhe në këtë pjesë të debatit u kyç edhe Blerta Deliu e cila edhe njëherë akuzoi Haxhën për punësime dhe donacione familjare.

“Keni dhënë donacione 70 mijë të familjarët e juaj ju tani po i qitni vetëm atributet e juaj dhe po mundoheni që ju gjatë gjithë kohës e keni justifikua vetën ndërsa jeni ju ai që keni nënshkruar kontrata, nuk mundeni me marrë me mend sa mesazhet me vinë për familjarët që ju keni punësuar”, tha ajo.

Komisioni pas më shumë se 4 orë nuk arriti të përfundojë punën me ish – kryeshefin e PTK-së.

Intervistimi i Haxhës vazhdon edhe nesër.

Të ngjashme