McAllister thotë se Parlamenti Evropian do ta mbështes liberalizimin e vizave

Prishtinë | 02 Mar 2019 | 11:16 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesuesi i delegacionit të Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, tha se Parlamenti Europian do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën drejt liberalizimit të vizave, raporton Ekonomia Online.

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit të zhvilluar me Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, kanë biseduar për dialogun me Serbinë si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

“Ne kemi diskutuar rreth procesit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë McAllister para gazetarëve.

“Ne po ashtu kemi diskutuar për çështjen e liberalizimit të vizave dhe dëshirojmë t’i sigurojmë qytetarët se Parlamenti Europian është partner i Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështes atë në këtë aspekt”.

Kurse zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, tha se Kosova nuk ka pasur asnjëherë më shumë vëmendje nga ndërkombëtarët.

Hoxhaj pas takimit me delegacion europianu shpreh optimist për liberalizimin e vizave, raporton EO.

“Kemi biseduar për tri gjëra të rëndësishme. Par liberalizimin e vizave e fitova një përshtypje që pas zgjedhjeve të majit në Parlamentin Europian mund të krijohet një rrethanë e re që do të mund merret një vendim pozitiv për Kosovën”.

“Zgjedhjet mbahen në maj të këtij viti dhe duket që arsyeja e kryesore e një mosvendimmarrje për Kosovën ka qenë procesi i zgjedhjeve brenda parlamentit, ka pasur të bëjë me zgjedhjet e 2019. Në këtë verë kur të mbahen zgjedhjet mund të jetë fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut që mund të ketë një vendimmarrje”.

“Nuk ka ndonjë vit që Kosova ka pasur më shumë vëmendje europiane dhe amerikane. Në vitin 2019 ne jemi prioritet, varet nga ne se si do të lëvizim përpara”.

Hoxhaj ka thënë se ndërkombëtarët kurrë nuk kanë qenë më të vendosur për një marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi fol për dialogun Kosovë-Serbi, rrallëherë i kam parë europianët më të vendosur që në vitin 2019 të përmbyllet procesi i shtetndërtimit të Kosovës me njohje të ndërsjellë”.

“Një situatë e tillë nuk ka qenë më herët, por në vitin 2019 ka një vendosmëri të mirëfilltë edhe evropiane edhe amerikane që dialogu të përmbyllet dhe natyrisht që marrëveshja që do të nënshkruhet nuk do të jetë më pak se njohja e reciproke në mes dy vendeve, që e mundëson anëtarësimin e Kosovës në OKB”.

Hoxhaj tha se taksa mbetet shqetësimi kryesor për arritjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Natyrisht që shqetësimin e tretë e kanë çështjen e taksës për mallrat serbe. Ata duan ta shohin Kosovën që të vazhdojë dialogun dhe të shohin pezullimin e taksës si mundësi për vazhdimin e tij”.

“Këta deputetë që ishin sot dhe deputetë europianë janë partnerët më të mirëfilltë që ka Kosova. Ata po bëjnë përpjekje të ndërtojnë ura edhe me vendet e tjera që nuk e njohin Kosovën”.

Të ngjashme