Pacolli takon homologun kolumbias, Carlos, Kolumbia me Ambasador në Kosovë

Prishtinë | 08 Shk 2019 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Pacolli takon homologun kolumbias, Carlos, Kolumbia me Ambasador në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në kuadër të qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar homologun e tij nga Kolumbia, Carlos Holmes Trujillo.

Me këtë rast, kryediplomati kosovar, Pacolli, është informuar zyrtarisht se Presidenti i Kolumbia-s ka nominuar zyrtarisht Ambasador jo-rezident në Republikën e Kosovës.

“Në Uashington takova ministrin e jashtëm të Kolumbisë, Carlos Holmes Trujillo, i cili zyrtarisht më informoi për lajmin e mirë se Presidenti i Kolumbisë ka nominuar Ambasador jo-rezident në Republikën e Kosovës. Kosova vazhdon konsolidimin e vet ndërkombëtar, duke vendosur marrëdhënie me secilin shtet të botës. Kolumbia është vend jashtëzakonisht i fuqishëm në Amerikën e Jugut, andaj edhe Republika e Kosovës shumë shpejt do të ketë Ambasadën e vet atje, që do të mbulojë shumë vende të kontinentit latin”, është shprehur numri dy i Qeverisë, Pacolli pas këtij takimi.

Ministri i Jashtëm Pacolli, po qëndron në ShBA me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ku fillimisht kishte marrë pjesë dhe përfaqësuar vendin në takimin e ministerialit të shteteve anëtare të Koalicionit Global kundër ISIS-it, i cili u mbajt datën 6 dhe 7 shkurt, 2019 në Uashington D.C., dhe pas kësaj ngjarje po merr pjesë edhe në ceremoninë vjetore të Lutjeve të Mëngjesit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme