UNICEF siguron 367,580 pajisje të mbrojtjes

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Derisa beteja kundër COVID-19 ende po vazhdon, zyra e UNICEF-it në Kosovë në bashkëpunim me partnerët është duke bërë përpjekje të vazhdueshme që të mbështet stafin mjekësor që janë në vijë të frontit me pandeminë, përgjatë punës së tyre.

Si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për ta luftuar përhapjen e virusit korona, UNICEF-i, me përkrahjen e Qeverisë së Japonisë, sot i dhuroi Ministrisë së Shëndetësisë një donacion prej 367, 580 pajisje personale mbrojtëse (PMP).

10% e këtyre pajisjeve do të shpërndahen në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë dhe Gracanicë.

Gjate ceremonisë se donacionit, i ngarkuari me punë i Qeverisë së Japonisë në Kosovë, Z. Ogasaëara Mitsunori tha se: “Këto furnizime vijnë në kohën kritike për të mbështetur përpjekjet e përbashkëta për të parandaluar përhapjen e COVID -19.”

UNICEF-i do të vazhdojë t’i mbështesë veprimet parandaluese në komunitete për ta mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe prindërve e kujdestarëve të tyre në kordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me mbështetjen e donatorëve.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj falenderoj Qeverinë e Japonisë dhe popullin japonez për mbështetjen dhënë Kosovës.

Gjatë ditëve në vijim, në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe OBSH-në, UNICEF-i do të sjellë pajisje shtesë të mbrojtjes personale (PMP) për punëtorët shëndetësorë në vijë të frontit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme