Urgjencat pas tërmetit, 1.560 thirrje në Qendrën Kombëtare

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Të gjitha shërbimet shëndetësore janë në gatishmëri për përballimin e situatës së krijuar nga tërmetet në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri,  Ogerta Manastirliu, ka parë situatën në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, ku fluksi i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore është përballuar me sukses nga bluzat e bardha.

“Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka përballuar me sukses mbi 1560 thirrje në situatën e pazakontë, pas tërmetit që tronditi vendin. Me flotën e re të autoambulancave u arrit t’iu jepet ndihma në kohë 128 qytetarëve në Tiranë dhe Durrës”,  shprehet Manastirliu.

Të ngjashme