Ushtria e Venezuelës bllokon rrugët për ndihma humanitare

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët e opozitës kanë thënë se ushtria e Venezuelës e ka bllokuar një urë në kufi me Kolumbinë para arritjes së një dërgese me ndihma humanitare për popullsinë e varfër të këtij vendi.

Nismëtar i këtyre ndihmave është lideri i opozitës, Juan Guaido, i cili e shpalli veten president të Venezuelës muajin e kaluar. Megjithatë, ende nuk dihet se si do të shpërndahen këto ndihma. Presidenti zyrtar, Nicolas Maduro, i cili e gëzon mbështetjen e ushtrisë, e ka refuzuar hyrjen e këtyre ndihmave në vend.

Venezuala po përballet me rëndim të krizës humanitare. Guaido është kryetar i Asamblesë Kombëtare dhe thotë se kushtetuta ia lejon atij mbajtjen e postit të presidentit në mënyrë të përkoshme në rastet kur zgjedhja e presidentit vlerësohet si jolegjitime.

Ai mbështetet zyrtarisht nga 40 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumicën e vendeve të Amerikës Latine dhe shtetet kryesore të Bashkimit Evropian. Në anën tjetër, Maduro mbështetet nga Kina dhe Rusia, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Të ngjashme