Ushtroi dhunë ndaj anëtarëve të familjes, arrestohet një person në Mitrovicë

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një person në Mitrovice, pasi i njëjtë ka ushtruar dhunë fizikë ndaj anëtarëve të familjes së tij.

“Sot, në orët e paradites së datës 28 tetor 2021, hetuesit policorë në Mitrovicën e Jugut, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Dhunë në familje’.Arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj anëtarëve të familjes së tije.Të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku ndaj të dyshuarit I. S., 51 vjeçar, është iniciuar rast për veprën penale “ Dhunë në familje’”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, në këtë komunikatë thuhet se pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit iështë caktuara masa e ndalimit policor për 48 orë.

Të ngjashme