Valdete Idrizi e bindur se do ta qeverisë Mitrovicën

Mitrovicë | 22 Tet 2017 | 21:02 | Nga

Janë 35.7 për qind që sipas sondazhit të Klan Kosovës i ka marrë kandidatja e PDK-së, Valdete Idrizi, për të qenë kryetare e Mitrovicës. Ajo është shprehur e gëzuar për mbështetjen që ia kanë dhënë qytetarët e kësaj komune, derisa shprehet e sigurt se do ta qeveris këtë komunë.

Ajo shtoi se është një fitore bindëse dhe se qytetarët sipas saj i kanë besuar në programin për Mitrovicës.

“Jam shumë e lumtur se edhe dita sot ishte shumë e mire po ashtu edhe përqindja e njerëzve që kanë dal për votim”, u shpreh Idrizi.

Duke folur për balotazh me partitë tjera, Idrizi tha se herët është të flasin për atë fazë. “Unë do ta përfundoja me këtë disponim. Sonte po festojmë e folim tjetër herë”, tha ajo.

Të ngjashme