Vapë e madhe në Kolumbi, doktorët këshillojnë banorët të shmangin seksin

Prishtinë | 18 Gus 2018 | 14:17 | Nga

Banorët e Santa Martës në Kolumbi kanë marrë një këshillë që kurrë nuk e prisnin nga një mjek.

Atyre u është thënë që të mos bëjnë seks gjatë ditëve të nxehta që kanë përfshirë qytetin.

Julio Salas, mjek i qytetit, e dha këshillën kur temperatura arriti në 40 gradë celsius.

“Nëse njerëzit nuk rrinë dot pa bërë seks, të paktën të presin natën që është më frsek”, tha Salas. Ai shtoi: “Nëse keni ajër të kondicionuar në shtëpi, nuk ka problem. Bëni çfarë të doni”.

Udhëzimet e pazakonta u ofruan së bashku me një sërë këshillash të tjera për reduktimin e temperaturës, duke përfshirë konsumimin e shumtë të lëngjeve dhe veshjen sa më lehtë të jetë e mundur, transmeton tch.

Santa Marta me 600 000 banorë njihet për verën e nxehtë, por këtë vit ka tejkaluar parashikimet. Vala e nxehtësisë, që filloi në qershor, do të vazhdojë për javët e ardhshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme