11 vjeçari Mejdi Deliu, ka vdekur të shtunën në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Ai ishte duke u trajtua pas një vetaksidenti me trotinet elektrik që kishte pasur më 8 qershor në Gjilan.
Varrimi i vogëlushit do të bëhet sot 17:00 në varrezat e fshatit Kabash të Vitisë.
Njoftimin e bëri Xhamia e këtij fshati në llogarinë në Facebook.
Njoftimi i plotë:
Njoftim Mortor
Me pikëllim të thellë dhe me besim në caktimin e Allahut xh.sh., njoftojmë familjarët, miqtë, farefisin dhe besimtarët se ka ndërruar jetë i ndjeri Mejdi Deliu, në moshën 11-vjeçare, si pasojë e një vetaksidenti.
Lusim Allahun e Madhërishëm që ta mëshirojë të ndjerin, ta bëjë prej banorëve të Xhenetit dhe familjes së tij t’i dhurojë sabër e forcë në përballimin e kësaj humbjeje të rëndë.
Namazi i xhenazes do të falet në Xhaminë e Kabashit, ndërsa varrimi do të bëhet pas namazit të ikindisë, në ora 17:00 te varrezat e fshatit Kabash(21.06.2026).
“Me të vërtetë, ne jemi të Allahut dhe te Ai do të kthehemi.”
(Inna lillahi ve inna ilejhi raxhiun)
Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus