Vazhdojnë punimet në infrastrukturën rrugore në Rahovec

Rahovec | 14 Mar 2017 | 15:18 | Nga

Në rrugën “28 Nëntori” në qytetin e Rahovecit, po vazhdojnë punimet për rregullimin e ndriçimit publik, punët janë duke u realizuar përmes projektit “Zgjerimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të ndriçimit publik në Komunën e Rahovecit”.

Ecurinë e punimeve në këtë projekt, nga afër i ka parë Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike i cili tha se punët janë duke shkuar ashtu siç është paraparë me kontratë dhe deri me tani kanë përfunduar punimet në disa rrugë dhe tani operatori është duke punuar në rrugën “28 Nëntori” dhe “Gëzim Hamza” në qytetin e Rahovecit. Në të dy rrugët, është planifikuar të rregullohet i tërë rrjeti i ndriçimit publik i ri, pasi që në këto dy rrugë deri më tani nuk ka pasur fare rrjet të ndriçimit publik.

Ai tha se në kuadër të këtij projekti, është punuar në mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik edhe në fshatin Fortesë dhe me pastaj, do të punohet edhe në dy fshatrat tjera si në Ratkoc po ashtu edhe në Krushë të Madhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme